Lajme

Merkel uron Haradinajn

09/13/2017 16:34
nga:D.I

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka uruar Ramush Haradinajn me rastin e zgjedhjes për kryeministër të ri të Kosovës, duke thënë se ngritja dhe forcimi i shtetit ligjor, përmirësimi i situatës ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendjen nga ana e tij.

“Ju uroj për zgjedhjen tuaj Kryeministër. Para Jush dhe Qeverisë suaj dalin detyra të rëndësishme dhe të vështira. Ngritja dhe forcimi i shtetit ligjor, përmirësimi i situatës ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi si dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendjen tuaj. Këta janë hapat tuaj qendror për forcimin e perspektives evropiane të Kosovës. Qeveria Federale edhe më tej do t’ju përkrahë në këtë rrugë. Për mandatin tuaj të dytë ju dëshiroj fat dhe sukses”, thuhet në urim.

11/18/2017 10:57

Haradinaj zotohet për avancimin e lirive dhe të drejtave të njeriut