Fit&Sexy

Mënyra se si përjetojmë emocionet mund të përcaktojë dhe nga se vuajmë

09/13/2017 13:06
nga:N S

Lumturia dhe trishtimi janë dy nga emocionet kryesore që na shoqërojnë gjatë jetës, e përjetimi i këtyre emocioneve ndryshon nga një person te tjetri.

Për shumë persona këto dy ndjenja nuk shprehen domosdoshmërisht me lot apo duke qeshur.

E mënyra se si i shprehim emocionet që përjetojmë tregon dhe nga cila sëmundje mund të vuajmë.

Sipas një studimi të fundit të publikuar në revistën Medikal News mënyra se si në shprehim emocionet vizualisht dhe në mënyrë verbale mund të tregojë nëse ne vuajmë një nga sëmundjet si autizëm, çrregullimi psikik, skizofrenia dhe depresioni.

Sipas terapistit Deb Smith, personat që vuajnë nga skizofrenia kanë një tendencë të mos marrin kënaqësi nga aktivitetet e ndryshme, të tregohen të ftohtë me njerëzit. Ndërsa emocionet negative i përjetojnë në mënyrën më ekstreme të mundshme.

Autikët, sipas Smithit, kanë vështirësi në komunikim dhe mënyrën se si të shprehin emocionet që ndjejnë.

Ndërsa, personat që vuajnë nga depresioni e kanë shumë të vështirë të lumturohen dhe çdo ndjesi e mirë e përjetuar për ta mbaron shpejt, pasi shohin gjithmonë anën negative të gjërave.