Lajme

Mediat serbe: Gjykata në Colmar kërkon sqarime shtesë rreth ligjeve serbe

03/10/2017 11:31
nga:R A

Gjykata franceze në Colmar që është e angazhuar për të vendosur drejtësi për Ramush Haradinajn, pas kërkesës së Serbisë për ekstradimin e tij, i ka dërguar letër ministrisë së drejtësisë të Serbisë ku i kërkon sqarime shtesë, njofton Klan Kosova.

Siç kanë thënë zyrtarë të ministrisë për mediat serbe, Gjykata e Colmarit i ka dërguar pyetje kësaj ministrie ku kërkohen sqarime të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me veprat e Haradinaj për të cilat Serbia e akuzon.

Këto sqarime kanë të bëjnë me vendimin që pritet të merret me gjashtë prill, për lirimin ose ekstradimin e Haradinajt.

Haradinaj u arrestua me katër janar nga autoritet franceze pas një fletëarresti të lëshuar nga Serbia në Interpol.

Shteti i Serbisë e akuzon Haradinajn se ka kryer krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kujtojmë se Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës dhe lider aktual i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dy herë është gjykuar dhe liruar nga drejtësia ndërkombëtar, për të njëjtat akuza.

12/16/2017 15:32

Haradinaj thotë se rritja e çmimit të rrymës është e pashmangshme – “si në krejt botën”