Lajme

Mediat serbe e transmetojnë fjalimin në gjuhën serbe të Ramush Haradinajt (Video)

09/09/2017 18:56
nga:Gazeta Blic

Fjalimi i Ramush Haradinajt në Kuvend, të të mandatuarit për Kryeministër të Kosovës, në Kuvend ka zënë vend në mediat serbe. Ato e kanë transmetuar me video pjesën e fjalimit të tij në gjuhën serbe.

Haradinaj tha se do të vazhdojë dialogu i cili sipas tij nuk ka tjetër alternativë.

Duke paraqitur programin në Kuvend, Haradinaj tha se Kosova do të jetë vend i të gjithëve.

Duke folur në gjuhën serbe, ai tha se do të punojë për një jetë më të mirë pa dallime.

Derisa Haradinaj mbajti këtë fjalim, përfaqësues të Listës Serbe nuk ishin të pranishëm në Kuvend.

Pritet që kjo të bëhet më vonë.

Haradinaj është kandidat për Kryeministër i PDK-së, AAK-së, Nismës dhe AKR-së.

https://youtu.be/RPLeec_jjZc

09/21/2017 21:19

Albin Kurti: Ramush Haradinaj nuk është i njëjti me atë që bënte opozitë!