Sporti

Mediat në Spanjë e konfirmojnë përfundimisht të ardhmen e Ronaldos

07/14/2017 18:35
nga:L H

Cristiano Ronaldo do të mbetet te Real Madridi, së paku edhe një sezon.

Portugezi mori vëmendjen e medieve sportive kur në fillim të muajit qershor doli lajmi se dëshiron të largohet nga Real Madrid, shkaku i mos mbështetjes nga skuadra në problemet që i janë shfaqur atij me ligjin spanjoll, ku akuzohej për shmangie të tatimit.

Por sipas ‘Marca’, në zhveshtoren e Realit janë të bindur se Ronaldo do të qëndrojë.

Ata duke u bazuar në rrethanat që ndodhën tani, e po ashtu edhe atmosferën në skuadër, kanë lënë të kuptohet se Real Madridi mbetet vendi ideal për katër herë fituesin e Topit të Artë.

07/27/2017 19:15

Tifozët e Realit kanë vendosur: Ky yll nga ‘BBC’ duhet të largohet (FOTO)