Geek

McLaren ua ofron klientëve mundësinë që modeli 720S të kompletohet siç duan ata (Foto)

03/16/2017 22:57
nga:Gazeta Blic

Pas prezantimit të modelit 720S, kompania McLaren do të lansojë një platformë në internet, përmes së cilët klientët e porosisin si duan ata këtë makinë.

Të gjithë ata që kanë vendosur ta blejnë super-makinën, do t’ju jepet mundësia të zgjedhin ngjyrën, rrotat, pajisjet teknologjike dhe materialin e ulëseve, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, prodhuesi do t’i kryejë të gjitha porositë, para se t’ia dërgojë veturën klientit në shtëpi.

Megjithëse çmimet janë mjaft të larta, pronarët e rinj të këtyre modeleve mund të zgjedhin edhe teknologji shtesë, si dhe mundësi të rritjes së kuajfuqive.  /Telegrafi/

04/25/2017 21:39

Porsche 911 që mund të shitet për më se një milion euro (Foto)