Sporti

Mbrojtësi i Bayernit zhgënjen Guardiolan, transferohet te rivali në Bundesligë (FOTO)

01/10/2017 17:00
nga:L H

Holger Badstuber edhe zyrtarisht është larguar nga Bayern Munchen.

Mbrojtësi i kombëtares gjermane ka pranuar ofertën e Schalkes dhe do t’i bashkohet atyre për pjesën e dytë të sezonit.

27-vjeçari kishte planifikuar të largohej nga “Allianz Arena” dhe menjëherë ishte vërshuar nga ofertat, ku ndër ta ishte edhe Manchester City. Por, ai dëshiroi të mbetej ende në Bundesliga, duke pranuar kështu ofertën e Schalke 04.

Badstuber festoi pesë tituj të Bundesligas, katër suksese të Kupës DFB, fitoi Ligën e Kampionëve gjatë vitit 2013. Ndërsa me ekipin kombëtare u shpall kampionë i Botës në vitin 2010 me Gjermaninë.

06/23/2017 14:57

Lamtumirë Atletico, transferohet te gjiganti evropian?