Mbesa e Gani Gecit mbetet jashtë parlamentit!
Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa Fitore Geci, në zgjedhjet e 11 qershorit nuk ka arritur që të marrë votat e mjaftueshme për tu bërë deputete.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin shoqëror “Facebook”.
Pavarësisht rezultatit zgjedhor, Geci ka thënë se ajo dhe familja e saj nuk do të largohen nga LDK-ja, “edhe nëse askush nuk do mbetet aty! Ne do të jemi aty”, ka deklaruar ajo.
Më poshtë iu pasqyrojmë postim e plotë të saj:
Ndryshe, Fitorja është mbesa e ish deputetit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Gani Gecit.
Ajo i ka të përfunduara studimet në nivelin Bachelor qysh në vitin 2013 ndërsa tani është në përfundim të masterit në Fakultetin e Edukimit dega Gjeografi, Edukatë Qytetare në Universitetin e Prishtinës.
Ndryshe që nga viti 2015 Fitorja është duke ushtruar detyrën e arsimtarës në shkollën fillore ‘Ibrahim Rugova’ në Obiliq./Gazeta Blic/