Sporti

Mbappe frymëzohet nga Shevchenko e Kaka: Jam rritur duke parë Milanin e madh

09/13/2017 17:06
nga:L H

Kylian Mbappe ka thënë se dikur është inspiruar nga Kaka dhe Shevchenko.

Në intervistën e tij të parë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, Kylian Mbappe ka deklaruar se dikur ndiqte Milanin.

Në fjalën e tij, 18-vjeçari i transferuar te PSG-ja për 180 milionë euro, tha: “E di që jam i ri, por unë jam rritur duke parë Milanin e madh të Kakas dhe Shevchenkos. Kush e do sportin si unë, e di se sa mitik është futbolli italian. Sigurisht ka kaluar një krizë, por nëse po rilind është edhe falë projekteve ambicioze të Milanit dhe Interit”.

09/21/2017 11:42

Ivan Rakitic kërkohet nga dy gjigantët e Serie A