Sporti

Mbappe duhet të mësojë edhe si të vetëmbrohet (FOTO)

09/13/2017 14:23
nga:Y.K

Ekipi skocez, Celtic Glasgoë pritet të përballet sërish me një ndëshkim nga UEFA, pasi një tifoz zbriti në fushën e lojtës për të sulmuar sulmuesin e Paris SG, Kylian Mbappe, gjatë fitores 5-0 të francezëve në “Parkhead” mbrëmjen e djeshme, ndeshje e vlefshme për Champions League.

Brendan Rodgers, trajner i skocezëve, shprehu zhgënjimin dhe keqardhjen e tij për incidentin, që ndodhi vetëm pak momente pasi PSG-ja kishte trefishuar avantazhin. “Agresori” në këtë rast u përpoq t’i jepte një të goditur me këmbë sulmuesit 18-vjeçar.

UEFA e ka ndëshkuar plot 11 herë Celticun në më pak se 6 vite për shkak të sjelljes së tifozëve dhe problemeve që kanë shkaktuar ata, përfshi këtu lëshimin e fishekzjarreve, trazirave mes tifozëve dhe publikimin e parullave të ndaluara.

Por, si në shumë raste të tjera, edhe këtë herë jo të gjithë tifozët e Celticut ishin pro atij veprimi, madje disa u shprehën të zhgënjyer për incidentin që ndodhi në fundin e pjesës së parë.

Rodgers, gjithsesi, tha se pavarësisht gjobës që pritet nga UEFA, klubi që i zhvillon ndeshjet në stadiumin “Parkhead” do të ndërmarrë edhe masat e duhura. “Reagimi i pjesës tjetër të tifozerisë i thotë të gjitha. Nuk ka nevojë për koment, ishte zhgënjyese”, tha ai pas ndeshjes.

09/19/2017 18:25

Mbappe flet për penalltinë e humbur nga Cavani