Sporti

Mbappe befason me deklaratën e fundit për Real Madridin

06/14/2017 21:01
nga:L H

Kylian Mbappe është duke u kërkuar me ngulm nga kampionët e Evropës.

Sot është 18-vjeçar dhe cilësohet si një prej talentëve me të ardhmen më të ndritur në futboll.

Kylian Mbappe ka kaluar një sezon ëndrrash me Monacon, ndërsa ai ka rënë në radarët e shumë klubeve të mëdha, me në krye Real Madridin.

Vetë futbollisti ka shfaqur dëshirën që një ditë të veshë fanellën e ‘Los Blancos’, por ai gjithashtu ka treguar se kërkohet nga madrilenët qysh nga mosha 14-vjeçare.

“Së pari më duhet të flas me familjen time dhe të shohim se çka do të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë Mbappe.

“Më pas do të flasim me klubin, sepse unë kam kontratë me Monacon, nuk jam lojtar i lirë”. “Real Madridi më ka kërkuar që kur kam pasur 14 vjet”, ka përfunduar sulmuesi. TEMAT:MBPAE

07/20/2017 17:14

Këta janë 20 lojtarët më të vlefshëm nën moshë 20 vjeçare, nuk është Mbappe i pari (FOTO)