Geek

MasterCard prezantoi kartelën e kreditit me sensor për gjurmë të gishtërinjve

04/20/2017 19:47
nga:Gazeta Blic

Kompania MasterCard ka prezantuar kartelën e kreditit, e cila posedon sensor për gjurmë të gishtërinjve dhe ofron siguri shtesë për klientët.

Kartela është vendosur për përdorim pas testimit të suksesshëm në Afrikën Jugore.

Teknologjia funksionon në mënyrë të njëjtë sikur te sistemi i pagesës me mobil, përkatësisht përdoruesit duhet të vendosin gishtin në sensor me rastin e pagesës.

Ekspertët për siguri thonë se përdorimi i gjurmëve të gishtërinjve nuk është shumë i sigurt, por shefi për siguri i MasterCard Ajay Bhalla tha se kjo teknologji mund të ofrojë siguri shtesë, pasi gjurmët e gishtërinjve “është diçka që nuk mund të replikohen ose të merren”.

Megjithatë, sensorët për gjurmë të gishtërinjve mund të kompromitohen.

Karsten Nohl, shef i Security Reseach Labs në Berlin, tha për BBC, se për keqpërdorim nevojitet vetëm xhami ose diçka, të cilën përdoruesi e ka prekur më herët. Por, ai shprehet optimist i matur, pasi teknologjia e re është më e mirë se sa ajo që është duke u përdorur aktualisht, transmeton KosovaPress.

“Me kombinimin e çipit dhe PIN-it, element i dobët është PIN. Përdorimi i gjurmëve të gishtërinjve eliminon këtë element”, tha Nohl. Verifikimi biometrik do të përdoret vetëm në shitore, ndërsa pagesa online edhe më tej do të kërkojë masa shtesë sigurie.

06/25/2017 15:47

Galaxy Note8 do të kushtojë 999 euro?