Cool

Masazhatoren nga Shkodra e gjen belaja: Burri i klientes më plasi pas muri dhe më…

10/13/2017 14:56
nga:N S

Ngacmimet seksuale janë në qendër të historisë së një 34-vjeçareje të specializuar në masazhe trupi.

Ajo tregon se ka rënë pre e ngacmimit nga burrat e klienteve të saj, por rasti më i fundit ka qenë shokues. Ja historia e rrëfyer për “ShkodraNews”.

“E dashuroj punën time, por urrej burrat dhe të fejuarit e klienteve të mia. Jam masazhatore profesioniste dhe duke qenë se puna nëpër qendra estetike nuk më ka dhënë të ardhurat që më nevojiten kam 2 vite që shërbimin e ofroj edhe në shtëpi, kuptohet me një pagesë më të vogël se ajo që klientet paguanin kur vinin më takonin në sallone.

Jam 34 vjeçe nga Shkodra, e banoj në kryeqytet pasi mundësia për punë është më e madhe. Por kam një problem të madh.

Në të shumtën e rasteve kur shkoj në shtëpitë e klienteve femra, sepse punoj vetëm me femra, më ngacmojnë burrat e tyre. Tani unë jam super e mbajtur dhe normal kam trup të mirë se kujdesem për veten, por ata s’kanë përse më ngacmojnë se unë punën bëj.
Rasti më i fundit ishte në shtëpinë e një çifti nga Tirana, pa fëmijë. Dola nga dhoma ku po i bëja gruas së tij masazh anticelulit për të marrë vajin që kisha lënë të shkrihej dhe i shoqi më kap duart më plas pas muri e më puth si i çmendur. Madje më tha që ka rënë në dashuri. Si ra në dashuri pa më njohur?!

Nuk nxorra dot zë se më erdhi turp dhe nuk doja të humbisja as punën. Tani më shkruan dhe do të takohemi jashtë shtëpisë. Më vjen keq për klienten se bën gjithçka ta kënaqë të shoqin. S’di, s’di hiq!”, shkruan ajo

 

 

11/30/2017 17:21

Përmbytet Shkodra, shumë zona pa energji elektrike