Lajme

Maqedonasja: Jam gati të flijohem vetëm që të mos kalojë “Deklarata Shqiptare” (VIDEO)

04/19/2017 20:28
nga:M H

Protestat e organizuara kundër “Deklaratës Shqiptare”, dita ditës po radikalizohen.

Protestuesit të cilët çdo ditë po protostojnë para parlamentit dhe Qeverisë së Maqedonisë po tensionojnë edhe më shumë situatën e brishtë politike që ka pushtuar vendin prej disa muajsh.

Një nga protestueset është shprehur se deri në frymën e fundit do të qëndrojë para parlamentit edhe sikur se të jetë ajo viktima e parë në mbrojtje të “atdheut” siç u shpreh ajo, vetëm e vetëm që Deklarata e Shqiptare mos gjejë asnjëherë dritën institucionale, njofton Zhurnal.

“Nëse do tentojnë të formojnë qeverinë apo parlamentin me dhunë përmes platformës të cilën ata e dinë se ku është bërë, unë do jem ajo e cila edhe viktimë të bëhem nuk do të lejoj të kalojë kjo”, ka thënë një protestuese kundër Deklaratës Shqiptare.

06/24/2017 22:39

Serbia ende po e mban peng linjën e interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri (Video)