Sporti

Manchester United – West Ham, formacionet zyrtare

09/22/2021 20:12
nga:Lorik J

Manchester United dhe West Ham United do të përballen sërish, por kësaj radhe në një garë tjetër, atë të Kupës EFL (të njohur si Carabao Cup).

Dy skuadrat u ndeshen në kuadër të javës së pestë në Ligën Premier dhe tash do të luajnë në raundin e tretë të kësaj kupe.

Për takimin që zhvillohet në Old Trafford, trajnerët Ole Gunnar Solskjaer dhe David Moyes do t’i vënë sërish përballë taktikat e tyre.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: Henderson; Dalot, Lindelof, Bailly, Alex Telles; Matic, Van de Beek; Lingard, Mata, Sancho; Martial.

Formacioni startues i West Ham Unitedit: Areola; Fredericks, Diop, Dawson, Johnson; Masuaku, Noble, Král; Lanzini, Yarmolenko, Bowen.