Sporti

Manchester United e nis sezonin me fitore, rezultati “shkatërrues” (VIDEO)

08/13/2017 18:57
nga:L H

Manchester United e ka nisur me fitore sezonin e ri në Premierligë.

Skuadra e Jose Mourinhos me një paraqitje spektakolare ka mposhtur 4:0 West Hamin, që ishte inferior në këtë përballje.

Debutim për t’u vlerësuar kishte edhe Romelu Lukaku, sulmuesi i ardhur nga Evertoni.

Lukaku shënoi në minutat 33’-të dhe 53’-të.

Martial në minutën e 88’-të shënoi për 3-0, ndërsa fitoren e vulosi Paul Pogba në minutën e 90’-të.

10/21/2017 18:50

Pësoi humbje nga Huddersfield, befason Mourinho