Sporti

Manaj e Memushaj bëhen me skuadër të re, pritet vetëm zyrtarizimi

08/13/2017 18:42
nga:L H

Ledian Memushaj është shumë pranë transferimit te Benevento që bën gara në elitën e futbollit italian. Mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk do të qëndrojë më te Pescara dhe shumë shpejt pritet të nisë aventurën e tij të re me ekipin që siguroi ngjitjen në Serie A.

Gazzetta Dello Sport shkruan se të shtunën, Benevento ka vendosur që të nënshkruajë me shqiptarin dhe shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje. Mbetet për t’u diskutuar mënyra se si do të bëhet transferimi – huazim me detyrim blerjeje apo blerje e menjëhershme e kartonit të tij.

Drejtuesit e Beneventos kanë raport të shkëlqyer me agjentin e Memushajt dhe kjo ishte një nga arsyet pse vlonjati është shumë pranë kalimit në ekipin e Berat Gjimshitit (i cili u transferua nga Atalanta).

Ende nuk janë bërë të ditura detajet e marrëveshjes, kohëzgjatja e kontratës dhe paga që do të përfitojë mesfushori. E sigurt është që Pescara do të përfitojë afërsisht një milion euro për kartonin e tij, shkruan Panorama Sport.

Pas tri vitesh në ekipin e “delfinëve”, 30-vjeçari ka vendosur t’i japë fund aventurës te Pescara, për të qëndruar ende në elitën e futbollit italian. Ai nuk ishte grumbulluar për sfidën e Kupës së Italisë dhe kjo dëshmoi që mesfushori kuqezi është duke gjetur një tjetër skuadër.

Nga ana tjetër, pas aventurave zhgënjyese me Pescaran dhe Pizan, Rey Manaj është gati të transferohet në Spanjë për të luajtur me Granadan.

Sulmuesi që është në pronësi të Interit ka pasur bisedime intensive me ekipin që luan në kategorinë e dytë spanjolle.

Ditën e hënë mund të mbyllet gjithçka. Manaj do të transferohet në formë huazimi me të drejtë blerjeje, por ende nuk është publikuar shifra, për të cilën Interi ka rënë dakord me Granadan.

08/30/2017 15:28

Zyrtare: Manaj befason me skuadrën e re (FOTO)