Lajme

Majlinda Kelmendi pushton Evropën, e fiton medaljen e Artë

04/20/2017 17:52
nga:Y K

Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e Artë në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Poloni.
Kampionia evropiane, botërore dhe olimpike, Majlinda Kelmendi, ka fituar një tjetër medalje të Artë.

Krenaria e Kosovës e ka fituar medaljen e Artë në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Poloni, duke e mposhtur xhudisten ruse, Alesya Kuznetsova.

Xhudistja kosovare në gjysmëfinale eliminoi portugezen, Joana Ramos, ndërsa më parë, rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë, në të dytin e kishte mundur britaniken Chelsie Giles, e në atë të tretë zviceranen Evelyne Tschopp

08/11/2017 10:52

Majlinda Kelmendi, favorite për titullin e botës në xhudo