Lajme

Luzha: Vetëvendosje është fitues absolut i zgjedhjeve 2017!

06/12/2017 10:19
nga:D.I

Aktivistja e Shoqërisë Civile, Besa Luzha ka thënë se tani më është e qartë se Vetëvendosje është fituesi absolut i zgjedhjeve të 2017-ës, kjo pasiqë ka pasur rritje të madhe edhe pse ka garuar e vetme, përcjell Gazeta Blic.

Sipas Luzhës ani pse koalicioni PAN prin me vota realisht ka rënë nga 45% sa kishte në zgjedhjet e kaluara në rreth 35-36% , e më së keqi e ka pësuaer LDK-ja duke u renditur e treta.

“Mësimi nga ky proces-reflektim i thellë nevojitet për dy koalicionet e mëdha në reforma të thella, në freskim me kuadro dhe posaçërisht në demokratizimin e brendshëm.Poashtu një mësim për ndërkombëtarët të mos bëjnë “hesape pa hanxhinë” por të respektojnë vullnetin e qytetarëve”, ka shkruar Luzha në Facebook.

Ja postimi i plotë i Besa Luzhës:

“Tanimë është e qartë, pas mbi 90% të votave të numëruara, LVV është fitues absolut i zgjedhjeve 2017 për shkak të rritjes së madhe edhepse garoi e vetme.Koalicioni PAN vërtet prin me vota por realisht ka rënë nga 45% sa kishin vjet në total në rreth 35-36% sa kanë aktualisht në total kurse LDK e ka pësuar më së keqi duke u renditur e treta.
Mësimi nga ky proces-reflektim i thellë nevojitet për dy koalicionet e mëdha në reforma të thella, në freskim me kuadro dhe posaçërisht në demokratizimin e brendshëm.Poashtu një mësim për ndërkombëtarët të mos bëjnë “hesape pa hanxhinë” por të respektojnë vullnetin e qytetarëve.
Urimin për fitore e meritojnë të gjithë qytetarët e Kosovës për kulturën demokratike që treguan, e me pjekurinë dhe maturinë e tyre.
Urime Kosovë! 👏 👏 👏 Urime dhe përvjetori i çlirimit tënd.”

07/22/2017 20:10

Zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, mbërrijnë kutitë e para në selinë blu