Sporti

Lojtari i Realit kërcënon Atleticon

04/21/2017 15:35
nga:Y K

Mbrojtësi i Real Madridit, braziliani Marcelo është shprehur optimist sa i përket ndeshjes kundër Barcelonës, njofton zeri.info. Ai ka theksuar se fitorja në këtë përballje do të kishte vlerën e titullit të kampionit.

”Jemi në një formë shumë të mirë. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, por kjo është një përballje direkte, të cilën duhet ta fitojmë edhe për faktin se e luajmë para tifozëve tanë”, ka thënë Marcelo.

“Është një ndeshje e madhe, duhet të bëjmë gjithçka për të marrë tre pikët, pasi nëse mposhtim Barcelonën do të ‘vrisnim’ edhe kampionatin. ‘El Clasico’ që kujtoj me shumë nostalgji? Sfida ndaj Barcelonës që kujtoj më shumë është ajo e vitit të kaluar, të cilën e fituam me një gol të Cristianos edhe pse ishim me një lojtar më pak në fushë”, ka shtuar braziliani./

08/23/2017 20:23

Zyrtare: Ja me sa ndeshje është dënuar Griezmann