Sporti

Lojtari i Realit: Kemi fituar Champions League në 2 vite radhazi, por duam ta fitojmë përsëri.

09/13/2017 11:33
nga:Y.K

Nacho Fernández ka dhënë një intervistë për mediat zyrtare të UEFA-s para ndeshjes së sotme ndërmjet Real Madridit dhe Apoelit në Champions League.

Këto ishin fjalët e lojtarit Madrilen:

”Mundësia është e jona që të vazhdojmë duke shkruar historinë në këtë kompeticion. Asnjë skuadër nuk kishte arritur të fitojë Champions League në dy vite radhazi por ne e kemi bërë këtë, dhe duam ta fitojmë përsëri këtë trofe madhështor.”

”Gjithashtu asnjë skuadër nuk ka arritur të fitoj dy kupa të botës për klube, që ne kemi mundësinë ta bëjmë. Jemi një grup i madh dhe duhet të shikojmë vetëm përpara.”

11/23/2017 18:35

Hazard ia jep një lajm shumë të keq Real Madridit