Sporti

Lojtari i Dortmundit e dëshiron kalimin te Barcelona (FOTO)

06/15/2017 23:34
nga:Gazeta Blic

Talenti i Borussia Dortmund ka shprehur dëshirën që një ditë të veshë fanellën Blaugrana.

Ousmane Dembele ka pasur një sezon të mrekullueshëm me Dortmundin në Bundesligë, por ai nuk ka fshehur ëndrrën e tij që një ditë të jetë pjesë e Barcelonës.

Megjithatë 20-vjeçari mohon të ketë kontakte me katalanasit dhe se do të vazhdojë të mbetet pjesë e Dortmundit.

“Vitin e shkuar kam pasur kontakte me drejtorin sportiv të Barcelonës, Robert Fernandez dhe mund ta pranoj që e kam ëndërr të luaj një ditë për ta”, ka deklaruar Dembele për BeIN Sports.

“Por jam mirë këtu në Dortmund. Kam kontratë me klubin deri në vitin 2021 dhe nuk më intereson se çka thonë mediat për të ardhmen time”, ka përfunduar francezi.

11/18/2017 23:08

Kjo statistikë po tmerron Real Madridin (FOTO)