Sporti

Lojtarët me më së shumti het-trike në Premier Ligë (FOTO)

05/19/2017 18:45
nga:L H

Harry Kane është futur në mesin e futbollistëve që kanë realizuar më së shumti het-trik në Premier Ligë.

Me katër golat ndaj Leicester Cityt në ndeshjen e mbrëmshme Harry Kane ishte lider i Tottenhamit në fitoren 6:1 të skuadrës londineze.

Ky het-trik i reprezentuesit anglez e ka futur atë në mesin e sulmuesve që kanë arritur më së shumti këtë shifër në Premier Ligë.

Kane që tani ka 5 het-trika, ka barazuar futbollistë si: Sergio Aguero, Ruud Van Nistelrooy e Robin Van Persie.

Vendi i parë mbahet nga legjenda Alan Shearer që ka arritur të shënojë plot 11 herë tre apo më shumë gola brenda një ndeshjeje.

06/17/2017 20:40

Gerrard tregon se çfarë i duhet Liverpoolit për tu shpallur kampioni i Ligës Premier