Sporti

Lojtarët e Milanit karikohen për derbin: Kundër Interit do jemi 11 ‘luanë’

10/12/2017 22:31
nga:Y.K

Serie A do të rikthehet këtë fundjavë me një superndeshje, derbin e Milanos, i cili do të zhvillohet ditën e diel në orën 20:45.

Dy mbrojtësit e Milanit, Romagnoli dhe argjentinasi Musacchio, për të cilin do të jetë derbi i parë, kanë folur për ndeshjen ndaj Interit.

Romagnoli është shprehur se Interi nuk është vetëm Icardi, por ata janë një skuadër që po funksionon si grup në nisje të këtij sezoni.

Ai thotë më tej se problemet fizike tashmë për të i përkasin të kaluarës, ndërsa është duke u përshtatur edhe me 3 mbrojtës siç po luan Montella në ndeshjet e fundit.

Kuptohemi mjaft mirë me Bonuccin dhe Musachion në mbrojtje. Bunucci është një mbrojtës i një niveli të lartë dhe po më mëson të përshtatem sa më mirë edhe me rreshtimin me tre mbrojtës”, tha Romagnoli.
Ndërkohë, Musacchio kërkon nga shokët e tij që në derbin e tij të parë të japin maksimumin.

Në derbi ne duhet të luajmë si 11 luanë. Ne do të japim gjithçka. Nuk duhet të lëmë të marrë frymë Icardin, por jo vetëm atë, por të gjithë kundërshtarët pasi ata janë një skuadër e mirë”, tha Musacchio.