Showtime

Llukmani i “O sa mirë” tregon se si është bërë i pasur?

06/19/2017 16:02
nga:Gazeta Blic

Personazhi më i dashur komik në serialin “O sa mirë”, Llukman Abdili ka bërë një postim interesant në profilin e tij në Facebook, përmes të cilit ai ka treguar se si ka arritur të bëhet i pasuri i serialit.

Ernest Zymberi, aktori që e luan karakterin e Llukmanit në serial ka postuar një fotografi në njërin nga marketet e Meridian Express në kryeqytet, me një shportë të mbushur me ushqimet më të mira për Ramazan, të cilat ai i ka cilësuar si të lira edhe ka thënë se ai është bërë i pasur duke kursyer në blerjet e tij të përditshme.

Por natyrisht se karakteri i Llokmanit nuk është kaq i artikuluar në gjuhë standarde shqipe dhe ai ka folur me dialektin e tij, për ta përçuar këtë mesazh.

Madje ai është treguar kreativ, si gjithnjë, duke thënë se fotografia e tij është bërë nga fafaracit, duke aluduar në paparacit, por që ai nuk mund t’i quajtë ashtu, për shkak të dialektit të tij të veçantë./Gazeta Blic/

06/22/2017 14:15

Përfundon ‘O sa mirë’, aktorët me serial të ri (Video)