Fit&Sexy

Llojet më të shpeshta të sëmundjeve kancerogjene

01/11/2017 17:09
nga:A.H

Mësoni për 16 llojet e kancerit të cilat janë më të përphapura ndër njerëz, si dhe mënyrën e preventivës më të mirë për secilin tip veçanarisht.

Kancer i gjirit

Shoqata amerikane për luftë kundër kancerit ka zbuluar që në këtë vit janë të regjistruara 226.870 raste të kancerit invaziv të gjirit.dhe 63.300 raste të fazës së re të këtij kanceri. Tek meshkujt 2.190 gjithashtu janë diagnostifikuar me këtë sëmundje. Kanceri i gjirit pas melanomit është lloji më i përhapur tek femrat amerikane.

Preventiva: Femrat e moshës nga 40 e më shumë duhet që çdo vit të bëjnë mamografi të gjirit. Më të rejat duhet të shkojnë në kontroll të gjirit së paku 1 herë në tre vjet. Femrat të cilat janë më të prirura për këtë sëmundje për shkak të historisë familjare, duhet të lajmërojnë mjekun për anëtarët e familjes të cilët kanë pasur këtë sëmundje, në mënyrë që ai kontrrollin ta bëjë në përputhshmëri me grupin e tyre.

Simptomet: gungat apo rritjet në gji, nën sqetulla apo afër krahut janë shenja në të cilat duhet menjëherë të reagoni. Lajmëroni mjekun edhe nëse vëreni ndonjë ndryshim tjetër, si dhimbje, hapsira, rrjedhje nga gjiri, skuqje të majave apo zmadhim të tyre.

Kancer i qafës së mitrës

12.170 femra në Amerikë janë sëmurë nga kjo sëmundje gjatë këtij viti. Edhe pse nga kjo sëmundje më së shpeshti sëmuren gratë më të reja se 50 vjeçe, nga ky lloj i kancerit nuk janë të mbrojtura asnjë grup i femrave.

Preventiva: Në moshën 21 vjeçare duhet ta bëni Papanikolau test (PAP test), i cili duhet të përsëritet së paku çdo tre vjet. Tridhjetëvjeçaret krahas këtij testi duhet ta bëjnë edhe HPV testin, çdo pesë vjet deri në mosën 65 vjeçare.

Simptomet: Gjakderdhje të madhe vaginale pas seksit ose menopauzës, gjakderdhje në kohë të pauzës së ciklit ose dhimbje gjatë marëdhënieve seksuale.

Kancer i mitrës

Të dhënat e Shoqatës amerikane kundër luftës së kancerit tregojnë që nga ky lloj i kancerit janë sëmurë 47.130 femra gjatë vitit 2012.

Preventiva: Nuk ekziston ndonjë mënyrë e veçantë për ta zbuluar kancerin në mitër, por vëmendje të veçantë duhet të kenë fëmrat që nuk kanë lindur, që kanë shtypje të lartë të gjakut dhe diabet. Nëse vëreni gjakderdhje pas menopauzës, duhet menjëherë të paraqiteni tek mjeku.

Simptomat: dhimbje në eshtrat e legenit, dhimbje gjatë seksit dhe humbje e baraspeshës pa asnjë arsye konkrete.

Kanceri i vezoreve

22.280 femra, ndër të cilat numri më i madh janë ato që kanë hyrë në menopauzë, janë sëmurë nga kanceri në vezore që nga janari i vitit të kaluar.

Preventiva: pas egzaminimit gjinekologjik, mjekët do të vërtetojnë se a është e nevojshme të bëhen teste shtesë dhe për kontrollë me ultraza.

Simptomet: simptomet shumë shpesh janë subtile, dhimbje e komblikut, urinimi i shpeshtë. Që do të thotë se këto sëmundje përzihen me tjera.

 Melanoma (kanceri i lëkurës)

Nga tumori malinj me pigmente qelizash në këtë vit janë sëmurë 76.250 njerëz në SHBA. Ky kancer është më i shpesht tek njerëzit më të rinj se tridhjetë vjeç e sidomos në kohët e fundit është përhapur shumë dhe numri i të sëmurëve nga ky lloj i kancerit po rritet shumë.

Preventiva: Një herë në muaj detalisht shikoni lëkurën tuaj që të vëreni nëse në te ka ndonjë ndryshim.Vëmendje të veçantë duhet t’i kushtojnë personat e bardhë apo ata me flokë të kuqe, me sy të kaltra apo jeshile edhe ata që kanë shumë benga, por edhe që shpejt digjen në diell.

Simptomet: dhimbje, ndryshime në madhësi dhe ngjyrë të nishaneve, që tek femrat më shumë shpeshtohen në këmbë, vithe dhe krahë.

Kanceri i prostatës

Shoqëria amerikane e urologëve thonë që kjo sëmundje më së shumti i kap meshkujt. Në vititn 2012 nga kjo janë sëmurë 241.740 persona meshkuj.

Preventiva: meshkujt e moshës nga 50 vjeç dhe më shumë duhet të bëjnë këto teste PSA, testin e gjakut dhe DRE, kontrollim digjital. Ata që e kanë të trashëguar duhet ta shikojnë gjendjen e prostatës së tyre edhe para moshës 40 vjeçe.

Simptomet: problem me ereksion , gjak në urinë, ligështi në këmbë dhe thembra, urinim i dhimbshëm dhe urinim i pakontrolluar.

Kancer në testikuj

Instituti kombëtar Amerikan për sëmundjet kancerogjene ka ardhur në përfundim që në vitin e kaluar nga kjo sëmundje janë prekur 8.590 meshkuj. Më së shpeshti lajmërohet tek meshkujt më të rinj nga 20 deri në 35 vjeç.

Preventiva: Gjatë vizitave të rregullta mund të vërehet a ka ardhur deri tek ndryshimi i testikujve.

Simptomet: nyje apo ndryshim në madhësinë e testikujve apo edhe ndjenjë e rëndimit në to.

Leukemia

Nga sëmundjet malinje të qelizave në gjak dhe rruza të gjakut, të cilat bëhen nga shumimi i pakontrolluar i qëlizave të gjakut në rruzat, janë sëmurë 47.150 njerëz.

Preventiva: sëmundja mund të vërehet me testimin e rregullt të gjakut.

Simptomet: dhimbje në eshtra, humbje kilogramësh, gjakderdhje e çuditshme, ndjenjë lodhjeje, temperature dhe ethe gjatë natës, kallje kronikë, dhimje në stomak.

Kanceri në lukth

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë këtij viti janë sëmurë 21.320 njerëz. Rezikun më të madh e kanë personat e moshës 65 vjeçare, dhe më shpesh sëmuren meshkujt sesa femrat nga kjo sëmundje.

Preventiva: nuk ekziston ndonjë test i posacëm që zbulon kancerin në lukth. Endoskopija mund të tregojë gjendjen e tij dhe ndryshimet patologjike. .

Simptomet: në fazë të hershme kanceri nuk tregon simptoma, më vonë vjen deri tek dhimbjet në stomak, përtypje më e vështërsuar, humbje peshe, vjellje, dhe ndjenjë rëndese në stomak edhe kur është jo shumë i ngarkuar.

Kanceri në mushëri

Nga ky lloj i kancerit janë sëmurë 226.160 njerëz. Kanceri i mushkërive është shkaktari kryesor i vdekjeve të të dy gjinive në Amerikë.

Preventiva: nëse jeni duhanpirës akiv, nga mosha 55 deri në 74 vjeçe duhet të bëni CT incizimin e mushkërive tuaja e cila do të tregoj a keni ndonjë ndryshim.

Simptomet: dhimbje në gjoks, zëri i shterrur, humbja e baraspeshës, frymëmarrja e rënduar, fryma e shkurt, kallja e mushkërive.

Kancer i zorrës së trashë dhe rektumit

Të dhënat për të prekurit me këtë sëmundje janë alarmante 103.170 njerëz në SHBA kanë kancer të zorrës së trashë, derisa 40 290 njerëz vuajnë nga kanceri i rektumit. Kjo statistikë është e vitit 2012. Numri më i madh I tyre është nga mosha 50 vjeçare e më shumë.

Preventiva: egzaminimi mund të bëhet tek pacientët që kanë rrezik më të madh të sëmuren nga kjo sëmundje, si dhe tek të sëmurët që i kanë më shumë se 50 vjet. Më së shpeshti duhet të bëhet kontrolli digorektal.

Simptomet: diarea, kapsllëku i cili zgjat më shumë se 5 ditë, gjak gjatë jashtëqitjes, jashtëqitja e mbyllët dhe humbja e peshës.

Kanceri I trurit

22.910 njerëz në SHBA vuajnë nga kjo sëmundje.

Preventiva: incizimi i kokës me rezonancë magnetike

Simptomet: kokëdhëmbja, problem me baraspeshë, vjellje, temperaturë, ndryshime në sjellje, problem me shikim dhe dëgjim, dhe gjakderdhje në tru.

Kancer i fëshikëzës urinare

Nga kjo sëmundje janë të prekur 73.510 persona më së shpeshti nga mosha 55 vjecare. Më shumë ka të sëmurë meshkuj.

Preventiva: Urologu e bën citoskopinë, punë e cila nga gryka me kamerë apo me instrumete të cilat shkojnë përmes uretrës deri në fëshikëz. Gjendjet e dyshimta dërgohen në analiza patologjike.

Simptomat: gjak në urinë, shpesh edhe urinim i dhimbshëm.

Kanceri i veshkave

Në këtë vit nga kjo sëmundje janë prekur 64.770 njerëz në Amerikë

Preventiva: nëse mjeku dyshon në kancer të veshkave, duhet të bëni urino kulturën, ultrazërin, CT dhe MRI incizimin.

Simptomet: më të njohura janë gjakderdhje në urinë, ngjyrë e çuditshme e urinës (e mbyllët apo më ndryshe se zakonisht) dhimbje e mërzitshme në pjesën e poshtme të shpinës nën brinj. Barku, ndjenjë ligështie në këmbë dhe nyje, humbje peshe pa nevojë, lodhje.

Kanceri i mëlqisë

Statistikat tregojnë që kanceri në mëlqi ka prekur 28,720 njerëz mes të cilëve më shumë meshkuj.

Preventiva: personat me hepatitis kronik C dhe B dhe me një histori familjare të kësaj sëmundjeje duhen rregullisht të kontrollohen në ultra zë dhe të marrin gjakun.

Simptomi: urina e mbyllur, jashtëqitja e çelët, lëkura e verdhë dhe verdhina në sy, humbje oreksi, vjellje, dhimbje në anën e djathë të stomakut, nyje në bark .

Kanceri i pankreasit

Tek 43.290 njerëz në Amerikë në vitin 2012 është diagnostifikuar kanceri i pankreasit. 90 përqind të të prekurve nga kjo sëmundje kanë qenë më të vjetër se 55 vjeç.

Preventiva: njerëzit me faktor trashëgues i nënshtrohen testeve gjenetike.

Simptomet: vjellja, urina me ngjyrë të mbyllët, jashtëqitja e çelët, ngjyrë e verdhë e lëkurës dhe syve, dhimbje në bark.