Lajme

Llatasi dhe Peshevski mbeten në liri, por pa pasaporta

07/17/2017 12:17
nga:N S

Gjykata e Apelit hodhi poshtë kërkesat e Prokurorisë Speciale Publike për kryeredaktorin e TV Sitel Dragan Pavlovic – Llatas dhe ish-zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Valdimir Peshevski. Gjykata e la në fuqi vetëm masën e konfiskimit të pasaportave.
Pa pasaportë mbetet edhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugët shtetërore Lupço Georgievski, i cili së bashku me Peshevskin është akuzuar për keqpërdorim të mbi 150 milionë eurove, për ndërtimin e autostradave me kreditë kineze.

Gjatë fundjavës, Gjykata e Apelit i ka konfirmuar vendimet për marrjen e pasaportës të gazetares Ivona Talevska, e akuzuar për fshehje të tatimeve dhe të akuzuarve të alfa në MPB, të akuzuar në rastin “Tortura”, për burgosjen e Lube Boshkoskit.

Me vendim të Gjykatës së Apelit, pa pasaportë ngelet edhe i punësuari në MPB, Nebojsha Stankoviq, i akuzuar në rastin “Thesari”, për prokurim të pajisjes për ndjekje, nëpërmjet ndërmarrjes “Finzi”, e cila ishte në pronësi të pronarit të ndjerë, Kosta Kërpaç, i cili u vra/vetëvra, në mënyrë misterioze.