Linda “pushton” median më të madhe amerikane (Video)

11 January 2017, 18:32

Linda “pushton” median më të madhe amerikane (Video)

Linda Halimi ka zgjuar edhe më shumë kërshërinë e shikuesve amerikanë pas fitimit të festivalit të RTSH-së.
Në fakt, këngëtarja shqiptare ka qenë pjesëmarrëse në talent shown ‘American Idol’, ku për herë të parë është bërë e njohur për publikun amerikan.

Por, duket se Linda tashmë ka fituar edhe më shumë famë pas fitimit të drejtës për të përfaqësuar Shqipërinë në festivalin evropian të muzikës, transmeton Telegrafi.

Halimi tashmë nesër do të jetë pjesë e emisionit të mëngjesit të televizionit amerikan ABC dhe sipas këngëtares, do të flet edhe për vendlindjen dhe shumëçka rreth karrierës muzikore.

Ndryshe, tashmë Linda ka filluar përgatitjet për Eurosongun dhe nis të regjistrojë versionin anglisht të këngës ‘Bota’.

Shpërndaje

  • Blic Google+

Të Fundit nga Rubrika