Lajme

Limaj: Vendimi i Gjykatës për Haradinajn, më ka befasuar!

04/06/2017 21:18
nga:Gazeta Blic

Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj është shprehur i befasuar me vendimin e Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës për shtyrje të vendimit përfundimtar ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Këto komente, Limaj i bëri në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova.

“Që nga fillimi e deri më tani me atë që ka ndodhur me Ramushin edhe unë jam i befasuar. Ndalimi nuk më ka befasuar, por stërzgjatja e kësaj çështje marrë parasysh edhe vendimin e sotëm, unë se kam pritur që do të zgjatet kaq shumë”, ka deklaruar Limaj.

Vendimi për Haradinajn, është shtyër për 27 prill të këtij viti.

Haradinaj, në Francë është ndaluar nga fillimi i muajit janar bazuar në një urdherarrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 përmes Interpolit./Gazetablic.com/

 

 

08/16/2017 12:30

Haradinaj: Nuk do të shkojë shumë kohë dhe do të fillojmë me punë!