Lajme

Limaj: Qeveria e re formohet deri në fund të korrikut!

06/15/2017 22:09
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj tha se pret formimin e qeverisë se re deri në fund të muajit korrik.

Sipas tij, mos formimi i qeverisë deri në fund të muajit të ardhshëm duhet t’i hap rrugë vendit që të shkohet sërish në zgjedhje.

“Unë jam i bindur që qeveria deri në fund të korrikut krijohet. Po nuk të ndodh kjo do të shkojmë sërish në zgjedhje nuk kemi më kohë për të zvarritur”, tha ai në “Zona e Debatit” të Klan Kosovës, transmeton GazetaBlic.com

NISMA së bashku me AAK-në kanë lidhur marrëveshje koalicioni parazgjedhor me PDK-në.

Bazuar në të dhënat preliminare të KQZ-së koalicioni PAN ka marrë mbi 33 për qind të votave kështu duke u radhitur si koalicioni më i votuari nga zgjedhjet e 11 qershorit. /Gazeta Blic/

 

11/20/2017 00:00

Ramush Haradinaj: AAK-ja është fituese e 8 komunave