Lajme

Limaj për herë të parë rrëfen koordinimin me Haradinajn për koalicionin me PDK-në!

06/15/2017 21:25
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj konsideron se ka qenë vendim i vështirë për të dhe kreun e AAK-së Ramush Haradinaj, arritja e marrëveshjes për koalicion parazgjedhor me PDK-në.

Limaj në emisionin “Zona e Debatit” të Klan Kosovës ka rrëfyer momentin se si janë koordinuar me Haradinajn për vendimin që e kanë marrë për koalicion.

“Ramushi ma dërgoi një SMS, tha që nuk po bëhet edhe i thash që mirë po bëhet.

z. Haradinaj më kërkoi që të qëndrojmë bashkë dhe unë mendoj nga përvoja se nga vendimet e vështira ndërtohet diçka, ai ishte vendim shumë i vështirë atë natë”, tha ai.

Koalicioni paraprak ndërmjet AAK-së dhe NISMA-s, sipas liderit të kësaj të fundit Limaj, ka qenë arsya që ka bërë që ta mbështet Haradinajn edhe për koalicion me PDK-në, parti kjo që i kishte premtuar mbështetje Haradinajt për kryeministër.

“Unë kisha një kontratë me z. Haradinaj dhe doja që z. Haradinaj ta kishte mundësinë të bëhet kryeministër, ishte ajo mundësia me PDK-në dhe u pajtuam që të vazhdohet tutje”, është shprehur ai, raporton GazetaBlic.com

Por koalicioni me PDK-në, thotë të ketë qenë shokuese për të dhe ata që kanë qenë prezent në kohën e diskutimit të marrëveshjes për bashkëpunim.

“Ka qenë një shok, për të gjithë ne që kemi qenë present jo vetëm për strukturat dhe simpatizantët”, tha ai duke shprehur falënderime mbështetësve në zgjedhje.

Bazuar në të dhënat preliminare të KQZ-së, koalicioni PDK-AAK-NISMA ka arritur të marrë mbi 33 për qind të votave kështu duke dalur si koalicioni më i votuar nga zgjedhjet e 11 qershorit. /Gazeta Blic/

11/19/2017 23:14

Eliot Engel merr pjesë në festën e AAK-së