Lajme

Limaj: Ideja e re e Mustafës për Demarkacionin, tentimi i fundit për të shpëtuar! Por s’ka shpëtim! (video)

04/20/2017 20:33
nga:Gazeta Blic

Lideri i Nisma per Kosoven, Farmir Limaj tue fole per idene e re te kryeministrit Mustafa lidhun me Demarkacionin, e ka quejt si perpjekje te fundit te tij per me pshtue qeverine.

“Asht e palogjikshme kur 2 vjet flet per Demarkacionin si marreveshje te mire, tue sulmue e linçue krejt ata qe e kundershtonin, tash kthehet dhe jep propozime te reja”, ka deklarue Limaj ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum.

Ai ka shtue se, kryeministri Mustafa me Qeverine e tij duhet me shkue se jane 1 milion arsye per kete.

“Mustafa po don me ble kohe me iniciativa te reja, por fatmiresisht qytetaret nuk kane ra ne grackat e tij te llojit ‘jepni toke per çokollada te Brukselit’”, shprehet Limaj.

Simbas Limajt, Mustafa ma ne fund e ka pranue se Demarkacioni me Malin e Zi ka qene gabim./Rrokum.TV

 

04/30/2017 18:49

Ultimatumi i PDK-së për Isa Mustafën. Tre skenarët për rrëzimin e tij!