Lajme

Liburn Aliu tregon se a do ta votojë VV-ja propozimin e mundshëm për Demarkacion nga Ramush Haradinaj!

09/13/2017 21:52
nga:D.I

Deputeti i Levizjes Vetevendosje, Liburn Aliu, ka thane ne Rrokum Roll të Televizionit Rrokum se ideja me i hy gares per deputet ka qene e dyanshme ne raport me partine.

“Komuna e Prishtines tashma asht n’udhe te mbane me vazhdue tutje, ndersa une konsideroj se duhet me vazhdue si deputet”, ka theksue ai.

Tue fole per punen ne Komunen e Prishtines, ai thote se VV ka ba ma shume se sa asht mendue, edhe pse, shton se, ka mujt me u ba edhe ma teper.

Sa i perket lejeve te dhanuna nga Komuna, Aliu thote se te gjitha kane qene ne perputhje me planin rregullativ.

Ndersa, lidhun me dosjet per udheheqesine e kalueme ne Komunen e Prishtines, Aliu thote se, objektet e medha qe jane ndertue pa leje shihen, sepse jane ne qender te qytetit.

Deputeti Aliu ne vazhdim ka fole edhe per aktualitetin politik ne vend.

“Me kete Qeveri, Serbia mundet me kushtezue Kosoven ne çdo vendim”, shprehet Aliu.

Ai ka thane se VV ka ofrue bashkepunim me LDK’n.

“Kemi kerkue takime, por kemi pasë heshtje dhe mospergjigjie ndaj ftesave deri ne momentet e fundit, kur veç u ba vone ma”, thote Aliu per bisedimet me LDK’n, shkruen Rrokum.TV

Per Demarkacionin, Aliu thote se, shkarkimi i Komisionit Shtetnor nga ana e kryeministrit Haradinaj ka qene i duhun dhe emnimi i Shpejtim Bulliqit ne krye te atij Komisioni, po ashtu.

“Nese ka diçka pozitive na kemi me mbeshtetë, siç ka qene rasti me krijimin e Ushtrise”, shprehet Aliu.

Per zgjedhjet lokale te 22 Tetorit, deputeti Aliu, thote se, kandidatet tjere jane te pakrahasueshem me kandidatin e VV’s, kryetarin aktual te Prishtines, Shpend Ahmetin.

11/21/2017 12:52

Qysh më 2012, MPJ Kullën ia “fali” Malit të Zi (HARTA)