Showtime

Liberta Spahiu na njofton me prindërit në përvjetorin e tyre të martesës (Foto)

10/12/2017 16:39
nga:SH. L

Prezantuesja e njohur Liberta Spahiu numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale.


Liberta gjendet çdo javë pranë fansave përmes emisionit “Prive”, të cilin e moderon prej vitesh.

Liberta ka qenë gjithnjë hermetike sa i përket jetës private, por në raste të rralla, edhe ka prezantuar personat që e rrethojnë, qoftë nga familja apo shoqëria.Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në InstaStory, ku i prezanton fansat me dy prindërit e saj: Besnikun dhe Lirien.

Me shaka, në fotografinë e radhës Liberta thotë se dyshja në fjalë “besojnë ende te babadimri”.

Ndërsa në fotografinë e fundit, shkruan se arsyeja pse besojnë është se sot (e enjte), prindërit e saj festojnë 46 vite martesë.

Prezantuesja Spahiu duket se gëzon një lidhje shumë të veçantë me prindërit e saj, të cilët për herë të parë vendosi t’i ekspozojë në rrjetet sociale.