Opinion

Letër e hapur LDK-së

05/19/2017 11:42
nga:Petrit Bicaj

Si është e mundur që vetëm të mendohet largimi nga listat i Vjosa Osmanit, Shpejtim Bulliqit dhe disa të tjerëve, me të vetmin pretekst se kinse “na qenkan te padëgjueshmit e partisë”?! Ata jo që nuk duhet larguar, por ju duhet të ndiheni të nderuar që “ende” në mesin tuaj keni njerëz të tillë, që i dalin zot shtetit, para interesave të caktuara partiake dhe klienteliste!

A kështu ju e menduat fillimin e reformimimit dhe unifikimin në parti?

A kështu duhet sillur me njerëzit që gëzojnë përkrahjen më të madhe tek elektorati i LDK-së, e edhe më gjërë?!

A ky është cmimi që duhet paguar, njerëzit që ua terhoqën vërejtjen në shumë raste, se jeni duke shkuar në rrugë të gabuar, gjë e cila u dëshmua?!
Si mund të reformohet një parti, duke ricikluar njerëz që në të gjitha legjislaturat e mundëshme ishin deputet, e disave as zëri nuk ju dëgjua! Njerëz që edhe pak para apo pas pensionimit, të qenit deputet nuk e shohin më shumë se vetëm një favor material?!

Përgëzime për pruarjet e reja, por mos mendoni që këto pruarje do jenë të suksesshme nëse bëhen eliminime të njerëzve tjerë më të suksesshëm!
Reformimi bëhet me vepra e jo vetëm me fjalë?

Cdo tentim eliminimi i figurave të lartëpermendura do të jetë fatal për LDK-në!

Me respekt,
Petrit Bicaj
Delegat i kuvendit qendror të LDK-së