Lajme

Lëkundet karriga e Isa Mustafës!

07/12/2017 14:55
nga:Gazeta Blic

Liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës duket se po i lëkundet karrigia e shefit të partisë.

Është një nga degët më të rëndësishme të kësaj partie në Prishtinë, e cila pas humbjes së LDK-së në zgjedhjet e 11 qershorit, po kërkon dorëheqjen e Mustafës.

Burime të Gazetës Blic kanë bërë të ditur se në mbledhjen e mbajtur dje, shumica e anëtarëve të Kryesisë së Degës së IV-të të LDK-së në Prishtinë, dhe shumica e kryetarëve të nëndegëve, kërkuan dorëheqjen e Isa Mustafës nga kreu i partisë.

“Shumica e anëtarëve të Kryesisë dhe kryetarëve të nëndegëve, u deklaruan se kryetari Isa Mustafa duhet të dorëhiqet dhe sa më shpejtë duhet të mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm zgjedhor i LDK-së, ku duhet të jenë më shumë kandidatë dhe me votim të fshehtë duhet të zgjidhet Kryetari dhe Kryesia e partisë”, tha ky burim i “Gazeta Blic”, i cili ishte brenda mbledhjes së LDK-së.

Gjithnjë sipas këtij burimi, në këtë mbledhje pati edhe një propozim për kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës.

Është deputetja më e votuar femër në Kosovë, Vjosa Osmani, ajo e cila u propozua si kandidate e LDK-së, në garë për Kryeqytetin.

“Nga mbledhja e mbrëmshme e Degës së IV-të të LDK-së, në Prishtinë, opinioni i shumicës dërrmuese ishte se kandidati i LDK-së për Prishtinë duhet të jetë  Vjosa Osmani, e cila u konsiderua si e vetmja figurë në LDK që mund ta rikthej Prishtinën”, thotë ky burim i ‘Gazeta Blic’.

Kjo degë, ishte ndër më të zëshmet që e kundërshtoi koalicionin e lidhur ndërmjet LDK-së e PDK-së më 2014.

09/21/2017 12:26

Fushata ka filluar: Akuza të rënda mes PDK e LDK-së në Gjilan!