Lajme

Lekaj: Zgjedhjet e parakohshme e nxjerrin Kosovën nga amullia

03/20/2017 23:32
nga:Gazeta Blic

Koalicioni PDK-LDK është i panatyrshëm dhe koalicioni i zorit. Urgjentisht duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, thotë Pal Lekaj.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka vlerësuar se koalicioni qeverisës PDK-LDK nuk ka fuqi t’i çojë përpara çështjet që janë me rëndësi vitale për shtetin.

Ai ka thënë se e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë dhe amulli që është krijuar janë zgjedhjet e parakohshme.

Sipas Lekajt, AAK’ja është e gatshme dhe e përgatitur për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Lekaj ka folur edhe për takimin e fundit ndërmjet përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës që është mbajtur në Tiranë javën e kaluar.

Ai ka theksuar se takimet e tilla nuk duhet të vazhdojnë, pasi nuk po sjellin rezultate pozitive.