Lajme

Lekaj: Votuesit e Mimoza Kusarit janë bërë pishman

05/19/2017 18:40
nga:M H

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka folur për aktakuzën ndaj tij për keqpërdorim të detyrës zyrtare e cila është hedhur sot poshtë nga Prokuroria Speciale e Kosovës duke u shprehur i kënaqur për këtë gjë.

“Ka aktakuza që pa shkuar të dera e Gjykatës hidhen poshtë. Unë i kam ndihmuar drejtësisë dhe nuk dua ta komentoj vendimin e drejtësisë”.

“Më vjen mirë që kam dalë i pafajshëm, jam ndjerë mirë edhe kur është ngritë aktakuza”.

Lekaj që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se ngritja e kësaj aktakuze e ka dëmtuar imazhin e tij.

“Por unë sikur të dorëhiqesha pas aktakuzës, mund të mos isha në listën për deputetë. Mua do të më dëmtonin mjaft. Nuk ka qenë e mirë kur nëpër media është thënë se ndaj Lekajt ka aktakuzë”.

“Të jeni të bindur se hedhja poshtë e aktakuzës nuk ka lidhje me koalicionin, por ka të bëjë me drejtësinë dhe pafajësinë time. Kam qenë në dilemë për të kandiduar ose jo, por e kam ndjerë vetën të pafajshëm. Bëhet fjalë edhe për fat këtu”.

Ai ka lutur të gjithë kolegët e tij në skenën politike që të mos garojnë për deputet nëse kanë aktakuza të ngritura ndaj tyre.

“Nën hetime mund të jetë çdo individ, por me aktakuzë sikur të kishim një standard në gjyqësi, do të ishte diçka tjetër dhe do t’i lusja kolegët e mi që të mos garojnë për deputetë me aktakuza të ngritura”.

“Dallimi është te standardi, i prokurorisë – që nuk fiton raste dhe gjyqësisë”.

Lekaj ka insistuar se ngritja e aktakuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare ka prekur integritetin e tij.

“Në komunë kam pasur raste që njerëzit kanë ardhur dhe më kanë falur gjakun e djalit”.

“Kemi qenë si familje të ndershëm dhe nuk jemi hajna”.

Ai ka folur edhe për kryetaren aktuale të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lilën duke thënë se votuesit e saj u bënë pishman.

“Ka qytetarë që thonë se kur Kusari-Lila ka shkuar në komunë u kanë rënë duarve, kurse tash i bien kokës. Me siguri që në zgjedhjet e 11 qershorit do të marrë më shumë vota se Kusari-Lila”.

05/26/2017 09:53

Afër 40% e votuesve nuk pajtohen me renditjen që partitë i’u kanë bërë kandidatëve