Lajme

Lekaj, Mustafës: Jo lojërave dhe shitjes së moralit si ju në të kaluarën

06/30/2017 15:11
nga:D.I

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është përgjigjur negativisht ftesës së kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, për t’iu bashkuar koalicionit LAA.

Mustafa dje (e enjte) ka ftuar Vetëvendosjen, AAK-në e Nismën të bashkohen me LAA-në për të formuar qeverinë, pasi PDK-së i ka vënë vija të kuqe.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në një prononcim për lajmi.net ka thënë se nuk ka mundësi që të AAK të ndahet nga koalicioni me PDK-në dhe Nismën.

“Zotëri Mustafa së pari duhet të dijë se në jemi në koalicion me PDK-në dhe Nismën dhe për asnjë moment nuk ndahemi nga ky koalicion, nuk e prishim bashkëpunimin”, ka thënë ai.

Lekaj i thotë se Mustafa ka gabuar adresën, pasi nuk i bëjnë lojërat që i ka bërë ai në të kaluarën.
“Isa Mustafa e ka gabuar adresën sepse as zotëri Haradinaj, por as Aleanca nuk bën lojëra sikur që ka bërë vetë zotëri Mustafa në të kaluarën”, është shprehur deputeti i AAK-së.
Koalicioni PAN-në është bashkuar për t’i ofruar ndryshim pozitiv vendit dhe nuk bënë pazare në dëm të Kosovës.

“Ne kemi hyr në koalicion për t’i ofruar një ndryshim pozitiv me të nominuarin për kryeministër Ramush Haradinaj. Prandaj, këto lojëra nga shitjet e moralit politik nga njerëzit që kanë vepruar dhe kanë bërë pazare që nuk kanë shkuar në favor të Kosovës, është e kotë të komentohen”, tha ndër tjera Lekaj.
Pal Lekaj është rizgjedhur deputet edhe për këtë legjislatur në Kuvend, ai ka siguruar 10,269 vota.

07/24/2017 15:11

Kjo është deputetja e Kosovës që ia mjekonte plagët Agim Ramadanit (Foto)