Lajme

Lekaj: Aktakuza ishte e padrejtë, Kusari-Lila luajti rolin e prokurorit

05/19/2017 18:21
nga:M H

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka folur për aktakuzën ndaj tij për keqpërdorim të detyrës zyrtare e cila është hedhur sot poshtë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Lekaj që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ëhstë shprehur se kjo aktakuzë ishte e padrejtë ndaj tij.

“I falënderoj gjithë qytetarët që më kanë përkrahur dhe e kanë marrë si shpifje aktakuzën ndaj meje. Ajo ka qenë e padrejtë pasi asnjë shkelje procedurale nuk ka pasur”.

“Për gjithë atë që e kamë bërë e dinë gjakovarët, që kam punuar ndershëm për vite. Sot drejtësia është në anën time dhe këtë e kam ditur me kohë. Ne jemi njerëz publikë dhe duhet të ballafaqohemi edhe me padrejtësi”.

Këtë aktakuzë ndaj Lekajt e kishte iniciuar kryetarja aktuale e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila për të cilën Lekaj, thotë se luajti rolin e prokurorit.

“Nuk dua të hyjë në polemikë me Kusarin, por mendoj se për vite e ka luajtur rolin e prokurorit. Ajo ka luajtur rolin “hajde ta zë hajnin” se sa që ka punuar për të mirën e qytetarëve”.

“Ne dimë Kusari-Lilën me veprimet që ka bërë, dhe ajo që kërcen para nj diktatori siç ka qenë Gadaffi dhe nuk i shkon përshtati një nëne, një familjareje, që nuk i shkon as roli i prokurorit dhe as shpifës”.

10/20/2017 10:04

Kjo është befasia më e madhe që do të sjellin zgjedhjet e 22 tetorit, sipas Haki Abazit!