Sporti

Legjenda e Juventusit i frikësohet Monacos

04/21/2017 16:13
nga:L H

Monaco “është një ekip shumë i ri, vrapon dhe nuk ka asgjë për të humbur, pra, është një kundërshtar i rrezikshëm”.

Kështu është shprehur zv/presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, pas hedhjes së shortit të gjysmefinaleve të Ligës së Kampionëve.

“Por, djemtë e Juves janë shumë të përqendruar, ata synojnë të shkojnë sa më larg që të jetë e mundur”.

“Skuadra ka dëshmuar se nuk ishte e nevojshme që të bëhej festë e madhe pas kalimit të turit përballë Barcelonës”, ka deklaruar Nedved.

08/19/2017 19:59

Juventus ia fillon kampionatit në stilin e Kampionit (VIDEO)