Lajme

LDK reagon ndaj ‘shitjes’ së deputetëve: Nuk janë kafshë, për shitje e blerje

07/12/2017 15:56
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Agim Veliu nuk dëshiron të besojë që dikush nga deputetët e koalicionit LAA i kanë ‘premtuar’ mandatarit, Ramush Haradinaj se do ta mbështesin për themelimin e qeverisë. Ai madje mbetet i habitur se si një deputet i’a jep të drejtën vetës të bëjë pazare politike me votën e qytetarit, shkruan Kosova Post.

Veliu në një prononcim për Kosova Post reagon edhe ndaj terminologjisë së përdorur siç është ‘blerje ose shitja’ e deputetëve.

‘Nuk besojë që deputeti duhet të shitet, nuk mundem ta marrë me mend atë punë. Deputeti e përfaqëson një subjekt politik, vullnetin e votuesve të vetë. Ata nuk i’a kanë dhënë votën atij të bëjë çka të dojë, por të mbajë një lloj qëndrimi, orientimi, përcaktimi politikë e jo të bëhet kjo punë pazari. Kjo është punë paqare që kështu po flitet’, tha Veliu.

Ndryshe Veliu ka edhe një kritikë të përgjithshme për ‘blerje dhe shitje‘ të deputetëve. Sipas tij deputeti nuk është kafshë.

‘Mua më vjen keq që jeni duke i përdoruar ato fjalë ‘deputet i shitur‘, ‘i blerë‘. Nuk e di cili deputetë e lejon vetën të ‘shitet apo të blehet’. Nuk janë kafshë, ata janë deputet që janë zgjedhur përmes votes. Unë po habitëm me këto kualifikime’, ka shtuar ai për Kosova Post./M.D/

11/21/2017 23:38

‘Do të përmbyset rezultati në Prishtinë’