Lajme

LDK nuk do ta votojë PDK-në që të jetë në Qeveri

07/10/2017 17:18
nga:M H

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Naser Rugova ka thënë që Lidhja Demokratike e Kosovës është e vendosur sa i përket qëndrimit të tyre ndaj PDK-së, ata nuk do ta votojnë këtë parti që të jenë në qeveri.

Rugova në një prononcim për Gazeta Blic, dha më shumë detaje rreth takimit që kanë pasur gjatë ditës së sotme me AKR-në dhe me Alternativen.

“Ishte një prej takimeve të rregullta, që kryetari i LDK-së, e bën me anëtarët e partisë dhe me partneret e koalicionit, pas certifikimit zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ”, tha Rugova për GazetaBlic.

Rugova shtoi më tej se në këtë takim, nuk kanë marrë ndonjë vendim konkret, por sa i përket PDK-së, ata nuk do t`i votojnë ata asnjëherë.

“U dakorduam për procedura të rregullta që kanë të bëjnë me thirrjen e seancës, dhe thjesht ishe një kafe pune pa vendime konkrete, organet kompetente të LDK-se ende nuk janë mbledhur që të shqyrtojnë alternativat e mundshme por një është e sigurt që PDK ne qeverisje është vendim që mos të votohet PDK-ja”, u shpreh ai.

Megjithatë Rugova sqaroi se gjithë kjo ishte jo formale, dhe për veprime të mëtutjeshëm do të mblidhet përsëri koalicioni LAA.

“Ishte një bisede e thjesht jo formale e grupit parlamentar, dhe ne presim limitet kohore kushtetuese dhe pastaj në harmoni me këto limite kohore kushtetuese do të mblidhen organet kryesore të LDK-së , dhe do të shohim se çka tutje, do të veprojmë me partneret e koalicionit”, përfundoi Rugova.

Ndryshe LDK,  gjatë ditës së sotme  ka pranuar edhe  një ftesë nga Ramush Haradinaj, për t’u ulur së bashku dhe diskutuar një koalicion të mundshëm./GazetaBlic.com.

11/21/2017 23:38

‘Do të përmbyset rezultati në Prishtinë’