Lajme

LDK nuk heq dorë nga kandidati i saj për kryeministër

07/13/2017 12:19
nga:M H

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka thënë që Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka hequr dorë nga kandidati për kryeministër të saj, Avdullah Hoti.

I pyetur nga ‘GazetaBlic’ se a ka hequr dorë LDK për kryeministër konsensual,  nëse dështon formimi i PAN-it, Rugova tha që deri më sot ide të tilla nuk janë diskutuar brenda LDK-së.

“Në takimet që i kemi pasur me kryetarin e LDK-së, nuk kam dëgjuar që është hapur një ide e tillë. LDK akoma nuk ka dalur me qëndrime konkrete, ne i presim limitet kohore kushtetuese, konstituimin e legjislativit, pastaj do të dalim me qëndrime zyrtare”, tha Rugova, për ‘Gazeta Blic’.

Ndryshe, Vetëvendosja ka deklaruar se do të hyjnë  në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, vetëm nëse Albin Kurti bëhet kryeministër./GazetaBlic.com/

11/18/2017 07:11

LDK: Partitë Popullore Evropiane presin fitoren tonë të fuqishme