Lajme

LDK me elektorat kryesisht te vjetër! (Foto/Video)

05/14/2017 13:18
nga:Gazeta Blic

Në tubimin e djeshëm në Istog që mbajti Lidhja Demokratike të Kosovës, për shënimin e 27 vjetorit të themelimit të degës në këtë qytet, ku bashkë me shumë simpatizantë dhe qytetarë të Istogut, ishte i pranishëm edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Ajo që vërehej në këtë tubim ishte një edhe masë e madhe e elektoratit të saj të vjetër.

Simpatizant ë moshave të shtyra që ende LDK-në e shohin si pjesa e mbetur e ish liderit tashmë të ndjerë Ibrahim Rugova, ishin mese të entuziazmuar kur flitej për fitore në zgjedhje nacionale nga kryetari Isa Mustafa edhe pse vet ai deklaroi se ka vendosur të mos jetë as në listën e kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë vendim e ka marrë pasi ka vendosur të mos jetë kandidat i LDK-së për Kryeministër.

Mustafa tha dje se do t’iu lë hapësirë të rinjve për ta mundur Partinë Demokratike të Kosovës.

“Ne nuk do të punojmë me parulla të fillimit të ri me vese dhe praktika të vjetra, ne do të u japim shans njerëzve të rinj, dhe do të ofrojmë perspektivë për vendin dhe ju sigurojë që do të ofrojmë kryetarë komunash e ministra të mrekullueshëm që dhanë shembull se si duhet qeverisur vendi”, ka deklaruar Kryeministri Mustafa.

07/22/2017 08:39

Ky është mashkulli që do të martohet me Ema Ismailin, motrën e Adelinës (Foto)