Lajme

“LDK ka më shumë deputet se PDK”

06/15/2017 21:52
nga:M H

Anëtari i Kryesisë së LDK-së Muharrem Sfarqa u shpreh i bindur se LDK do të ketë më shumë deputetë në këtë legjislaturë sesa Partia Demokratike e Kosovës.

Ai në emisionin “Tribunë Zgjedhore” nuk deshi të jep një numër të saktë se sa deputetë do të jenë nga Lidhja Demokratike, duke thënë se nuk e din sigurt, por u shpreh shumë i sigurt që kjo parti do të ketë numër më të madh se Partia Demokratike e Kosovës

Sfarqa në këtë emision u shpreh se LDK nuk është humbëse e këtyre zgjedhjeve edhe pse sipas tij është duke u cilësuar si e tillë/ Gazeta Tribuna/

Ai e vlerësoi lartë efikasitetin e qeverisë së kaluar që udhëhiqej nga Isa Mustafa, duke thënë se edhe shumë mekanizma ndërkombëtar e kanë cilësuar si qeveria më e suksesshme që nga paslufta e këtej/Gazeta Tribuna/

11/25/2017 00:20

Sejdiu: PDK-ja në Prishtinë më shumë u mobilizua për Abrashin sesa për Çelajn