Lajme

LDK-ja në pozitë të pafavorshme

07/02/2017 07:52
nga:M H

Ndonëse në zgjedhjet e sivjetme Lidhja Demokratike e Kosovës u rendit e treta për nga përqindja, ky subjekt pritet të ketë rolin kyq për krijimin e institucioneve të vendit.

E pikërisht ky fakt e ka vënë këtë parti dhe udhëheqësit e saj në një pozitë të pafavorshme, ngase sipas analistëve vendimi i tyre për të hyrë apo jo në koalicionin që do krijonte qeverinë do ishte një rriskë i madh edhe për të edhe për elektoratin e saj.

Kryetari Mustafa, nëpërmjet një statusi në rrjetin social në Facebook ka bërë me dije që janë të gatshme siç tha ai për interes të vendit, të bisedojnë për një koalicion me AAK-në, Nismën dhe Vetëvendosjen por pa PDK-në.

Profesori i Shkencave Politike, Afrim Hoti tha se pozicioni i Isa Mustafës, sidomos pas rezultatit të këtyre zgjedhjeve është shumë i pafavorshëm, dhe mbi këtë bazë jo vetëm LDK-ja, por asnjëri nga subjektet politike nuk e ka mundësinë që të formojë vet Qeveri stabile me përqindjen e numrave të arritur, prandaj edhe bëhen edhe oferta të atilla për koalicione pas zgjedhore.

Kurse profesori Mazllum Baraliu, deklaroi se nga përvoja e kaluara është dëshmuar se subjektet politike synimin e tyre kryesor e kanë si të vijnë deri tek pushteti dhe jo si të forcohet shteti, dhe në këtë mënyrë ai nuk i sheh befasuese kombinacionet politike që kishin mundur të ndodhin në momentet e fundit.

09/21/2017 12:26

Fushata ka filluar: Akuza të rënda mes PDK e LDK-së në Gjilan!