Lajme

“LDK-ja e ka në dorë çelësin për formimin e Qeverisë”

06/16/2017 22:26
nga:M H

Nënkryetari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Haki Rugova ka theksuar se janë disa arsye që kanë ndikuar në rezultatin e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që elektorati ta ketë ndëshkuar LDK-në për shkak të koalicionit me PDK-në.

Megjithëse në një intervistë për Epokën e Re, Rugova ka vlerësuar se formimi i qeverisë së re është në duart e LDK-së.

Ai e ka bërë të qartë se kjo parti nuk do të bëj koalicion me PDK-në. Rugova gjithashtu ka theksuar se pas certifikimit të rezultateve përfundimtare, do të fillojnë negociatat me subjektet e tjera për koalicionet paszgjedhore.

Po ashtu ai ka thënë se LDK-ja nëse mbetet në opozitë prap nuk do të bëhej nami.

11/25/2017 00:20

Sejdiu: PDK-ja në Prishtinë më shumë u mobilizua për Abrashin sesa për Çelajn