Lajme

LDK e Gjilanit bën publik kandidatin për kryetar komune pas kaq kohe!

07/11/2017 19:28
nga:Gazeta Blic

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan është drejt fundit të debatit të brendshëm pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe fillimit të zbatimit të politikave lokale për Gjilan.

Të gjitha organet e Degës, nëndegëve dhe forumeve, kanë marrë pjesë në debat dhe rekomandimet e dala do ta fuqizojnë rolin e qytetarit nën udhëheqjen e LDK’së.

LDK njofton opinionin se deri në fund të muajit do të punohet me lagje, fshatra, grupe të interesit, e OJQ, me qëllim të finalizimit të listës përfaqësuese për Kuvend Komunal dhe emrit konsesual për nominimin e pritur për kryetar të Komunës nga radhët e rugovistëve.

11/22/2017 23:36

Besa Gaxherri paralajmëron Lëvizjen Vetëvendosje, për Prishtinën!