Lajme

Lavrov: Nuk shoh sekrete në deklaratat e Trump për Shtetin Islam

05/18/2017 16:01
nga:M H

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, deklaroi të enjten se nuk ka parë sekrete në raportimet e mediave amerikane dhe në deklaratat e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump javën e kaluar për kërcënimet e Shtetit Islam për sigurinë, transmeton Reuters.

“Me sa mund të kujtoj, ndoshta para një ose dy muajve, administrata e Donald Trump ka vendosur ndalimin e bartjes së laptopave nga shtatë shtete të Lindjes së Afërt dhe ajo ishte direkt e ndërlidhur me kërcënimet terroriste. Nëse flisni për këtë, nuk shoh kurrfarë sekretesh”, ka thënë Lavrov për media në Nikozia, pas takimit me shefin e diplomacisë së Qipros, Joanis Kasulidis.

Ai ka shtuar se marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë nuk janë të kënaqshme. Sipas tij, BE-ja duhet të heqë dorë nga praktika e hedhjes së fajit mbi Rusinë dhe të vendosë bashkëpunim të plotë me Moskën.

11/19/2017 12:28

Vjedhën në qendër tregtare, Trump liron atletët